FLASH :

Hakmerret Izraeli, u ndalon hyrjen në vend dy zyrtarëve spanjollë pas masave të Sanchez

Pas njoftimit të kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez për një sërë masash “për të ndaluar gjenocidin në Gaza”, Izraeli u përgjigj duke u ndaluar hyrjen në vend zëvendëskryeministres dhe ministres së Punës Yolanda Diaz dhe ministres së Rinisë Sira Rego, të dyja nga partia e krahut të majtë Sumar.