Një sulm i paprecedentë hacker-ues ka ndodhur sot, ku faqja zyrtare dhe të gjitha shërbimet online të bashkisë Tiranë, madje mendohet edhe semaforët e qytetit të kenë dalë jashtë funksioni.
Ky sulm është marrë përsipër nga grupi anonim Homeland Justice, i cili e ka lidhur sulmin me faktin që Shqipëria ka strehuar opozitën iraniane në Manëz të Durrësit dhe ka paralajmëruar për sulme të tjera.
“Ju bëjmë thirrje të dëboni terroristët e MEK nga territori juaj. Por ju i keni njohur dhe iu keni dhënë status refugjati dhe ju keni dhënë lehtësira si ID dhe pasaporta të falsifikuara. Situata aktuale është shkaktuar nga liderët politikë të qeverisë shqiptarë.
Përshëndetini shkëputjen e shërbimeve të qytetit dhe të trafikut. Do të vazhdojmë të merremi me ju” – shkruhet në videon me autortësi të Homeland Justice, që shfaqte vazhdimisht pamje të hyrjes së godinës së bashkisë së Tiranës.
Në kohën e luftës Izrael-Iran dhe kur Shqipëria ka mbajtur një qëndrim të qartë pro-izraelit, ky sulm online vjen për ta radikalizuar qëndrimin e Shqipërisë kundër Iranit.
Në një kohë kur Irani është me duar të lidhura dhe më i dobët se kurrë dhe i fokusuar vetëm te mbrojtja e territorit të tij, ai nuk ka luksin të ndërmarrë sulme të tilla kaq të sofistikuara, që shmangin çdo element asigurie kibernetike, si ato të institucioneve shtetërore.
Kjo është një luftë më e gjerë se sa kaq, e ndërmarrë nga inteligjenca izraelite, ose vetë opozita iraniane në Shqipëri, të cilat duan ta kapitalizojnë momentin e dobësisë së Republikës Islamike të Iranit, në dobi të interesave të tyre.
Në raste se qeveria e shqiptare nuk do ta kishte pranuar këtë opozitë në territorin tonë, ne nuk do të kishim pse të bëheshim arenë e hakërrimesh të tilla nga shërbimet e inteligjencës së shteteve të huaja.







