FLASH :

Hakerët sulmojnë agjencinë amerikane të armëve bërthamore, Microsoft fajëson Kinën

Agjencia amerikane që merret me projektimin dhe mirëmbajtjen e armëve bërthamore është goditur nga një sulm masiv kibernetik, i cili ka prekur edhe departamente të tjera të qeverisë amerikane, raporton Bloomberg.

Sulmi u realizua përmes një dobësie në softuerin Microsoft SharePoint, i përdorur gjerësisht në administratë. Megjithatë, autoritetet thanë se hakerat nuk kanë arritur të aksesojnë informacione të ndjeshme ose të klasifikuara nga Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore.

“Departamenti i Energjisë u godit minimalisht për shkak të përdorimit të gjerë të shërbimeve cloud dhe sistemeve të avancuara të sigurisë,” tha një zëdhënës i agjencisë. Ai shtoi se të gjitha sistemet e komprometuara janë duke u rikthyer në gjendjen normale.

Microsoft ka akuzuar dy grupe hakerësh të sponsorizuar nga qeveria kineze, të njohur si Linen Typhoon dhe Violet Typhoon, për shfrytëzimin e dobësive në SharePoint. Një grup tjetër i quajtur Storm-2603 po ashtu është i përfshirë në këto sulme.

Sulmet kanë goditur jo vetëm agjencitë amerikane, por edhe institucione qeveritare në Evropë dhe Lindjen e Mesme, duke përfshirë Departamentin e Arsimit dhe atë të të Ardhurave në disa shtete amerikane.

Aktualisht, shkalla e plotë e dëmit nuk është e qartë, ndërsa hetimet vazhdojnë.