FLASH :

Grupi i të rinjve në Itali dhunon brutalisht transgjinoren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një person transgjinor është dhunuar brutalisht nga një grup djemsh në rrugë, në atë që besohet të jetë një akt urrejtjeje i lidhur me Pride Month. Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale, ndërsa pamjet filmike të sulmit janë bërë virale dhe kanë tronditur opinionin publik.

Aktivistët për të drejtat e komunitetit LGBTQ+ e kanë quajtur sulmin një shenjë alarmante të rritjes së intolerancës dhe urrejtjes në shoqëri, pikërisht në një muaj që simbolizon krenarinë, lirinë dhe barazinë.

Ende nuk dihen detaje të sakta mbi identitetin e autorëve apo gjendjen shëndetësore të viktimës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të identifikuar agresorët dhe për të zbardhur plotësisht motivet e kësaj ngjarjeje.