FLASH :

Gruaja sulmohet brutalisht nga një grup vajzash në New Orleans, SHBA

Një grua u sulmua dhe u grabit brutalisht nga një grup prej tre vajzash në lagjen historike French Quarter të New Orleans, në orët e para të mëngjesit të së enjtes.
Ngjarja u regjistrua nga kamerat e sigurisë në rrugën Royal, ku shihet viktima e veshur thjesht dhe me pamje të kujdesshme, duke u përballur papritur me grupin e vajzave. Njëra prej tyre i sulmohet, i rrëmben çantën dhe e shtyn me forcë drejt murit.

Pasi tenton të rikuperojë sendet e saj, viktima bie përtokë dhe goditet disa herë nga agresoret, ndërsa ato e mbajnë të shtrirë për të mos lejuar rezistencë. Më pas, ajo tërhiqet nga flokët deri në mes të rrugës, përpara se grupi të largohet.

E tronditur, gruaja ngrihet më pas me vështirësi, ndërsa në vendngjarje mbërrijnë shërbimet mjekësore. Policia konfirmon se ende nuk ka të arrestuar, ndërsa pamjet po përdoren për identifikimin e autoreve.

French Quarter është një nga zonat më turistike të qytetit, e njohur për historinë dhe arkitekturën e saj. Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitet.