FLASH :

Grida Duma shkakton “tërmet” nëpër rrugët e Tiranës

Ish Deputetja dhe moderatorja Grida Duma ka tërhequr vëmendjen në rrugët e Tiranës, duke shkaktuar një “tërmet” reagimesh pas një videoje të publikuar nga arkiva personale.

Në klipin e shpërndarë, Duma shfaqet teksa bën pazar për mbesën e saj, duke e cilësuar si një zakon të përhershëm e të dashur: “Është pazari për beba që vdes të bëj, gjithmonë”.

Ajo shprehet se videot e saj arkivore janë të pafundme, por rrallë i publikon në rrjete sociale: “Sa nga këto video kam? Pafund. Sa përdor në rrjete? Asnjë. Do e përdorim këtë, se vendos unë”.

Rrugët e kryeqytetit duken të mbushura me zhurmë, por Duma përshkruan momentin si një çast “gjysmë të qetë”. Mes ironisë dhe reflektimit, ajo shton: “Çfarë do të them më? Çfarë të duash thuaj, vetëm thuaj. Vetëm më jep mundësi të përdor rrjete sociale. Nejse, s’kam ndërmend të shaj veten”.

Mesazhi i saj mbyllet me një thirrje enigmatike: “Duhet të lëmë gjëra pika pika… enjoy”, duke lënë hapësirë për interpretime mbi raportin e saj me publikun, politikën dhe mënyrën se si zgjedh të komunikojë në median online.