FLASH :

Greqi/ Skafi përplaset me shkëmbinjtë, në bord gjashtë shqiptarë nga Kosova dhe një amerikan

Një aksident detar ndodhi mesditën e së martës, më 6 gusht, pranë ishullit Diaporos në Halkidiki, kur një skaf me shtatë persona u përplas në një breg shkëmbor.

Sipas njoftimit nga autoritetet portuale greke, në bord ndodheshin gjashtë shtetas nga Kosova dhe një shtetas amerikan.

Si pasojë e përplasjes, tre persona u plagosën dhe u transportuan fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Agios Nikolaos dhe më pas në Spitalin e Përgjithshëm të Poligyros për ndihmë mjekësore. Të tre janë tashmë jashtë rrezikut për jetën dhe janë lënë të lirë nga spitali.

Skafi, i cili ishte me qira, u përmbys pas përplasjes dhe më pas u tërhoq në breg.

Autoritetet e Portit të Ormos Panagias po kryejnë hetime për rrethanat e ngjarjes. Nuk raportohet për ndotje të detit si pasojë e incidentit.