Sipas mediave greke, 7 persona mes tyre edhe një vajzë të mitur përfunduan në rajonin e policisë dhe më pas u liruan me urdhër të prokurorit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në varrezat e Halkidës në Greqi, teksa një i ri grek është plagosur rëndë në kokë, pasi është goditur me lopatë nga një shqiptar pas një konflikti për motive të dobëta.
Sipas mediave greke, dyshohet se shqiptari plagosi të riun grek me lopatë në kokë, pasi ky i fundit raportohet se i ka ofenduar të motrën.
Ndërsa ngjarja u agravua në momentin kur babai i të plagosurit pa të birin të gjakosur. Ai sulmoi automjetin e shqiptarit dhe i shkaktoi disa dëme. Po ashtu bëhet me dije se i riu grek ka kaluar natën në spitalin e Halkidës.
Gjithashtu sipas mediave greke në konflikt u përfshinë 7 persona, mes tyre edhe edhe vajza e mitur e familjes së parë. Ata përfunduan në rajonin e Policisë dhe më pas u liruan me urdhër të prokurorit. Të përfshirët në konflikt do të akuzohen për dëmtim të rrezikshëm trupor, dëmtim të thjeshtë trupor, fyerje dhe dëmtim të pronës së tjetrit.