FLASH :

Grekët konfirmohen Kalë Troje, i japin bekimin Joanit

24 orë pas zgjedhjes në krye të Kishës Orthodokse të Shqipërisë, Kryepeshkopi Joan ka marrë bekimin Kyriakos Mitsotakis, personalitetit të parë të huaj që e ka kontaktuar (kushedi përse…).

Mitsotakis i ka dhënë Joanit porosi të prera në mënyrë të hapur.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas. Kam kontaktuar Fortlumturinë e Tij Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë Ioannis dhe e përgëzova për zgjedhjen.
Besimi ynë i përbashkët është se Kisha e Shqipërisë është një pikë uniteti dhe mirëkuptimi reciprok mes dy popujve. Ne do të vazhdojmë të punojmë drejt këtij qëllimi, duke nderuar kujtimin dhe veprën e të bekuarit Anastas”, shkruan Mitsotakis.’

Se çfarë pune ka shteti laik grek me Kishën Shqiptare, këtë një Zot e di!

Gjithashtu kjo është dhe ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti tjetër, aq më tepër kur kryetari i kishës nuk është më ndonjë minoritar grek që i duhen garantuar të drejtat, por një shqiptar mysliman i konvertuar.

Ajo që del nga pusulla e Mitsotakis, është dëshmi e qartë se Kisha Autoqefale Shqiptare është kryekëput e kapur nga shteti grek, për interesa të panhelenizmit, për ndikim kulturor dhe territorial në Shqipëri.

Për ndërhyrjet stil Kal Troje të helenëve në Shqipëri ka reaguar dhe At Foti Cici:

“Deri dje e përmendnin Pelushin si Joan ose John, ndërsa tani e ‘pagëzuan’ si vorioepirot me emrin Ioannis… Ç’punë ka Ministri i Jashtëm i Greqisë me një zgjedhje të tillë? Atë që nuk arritën në Korçë armiqtë e kombit shqiptar për shekuj me radhë, e bëri një shqiptar mysliman për një çerek shekulli: Fatmir Abedin Pelushi!”- shkruan Cici.