E kupton që po punon mirë në politikën e jashtme, kur të del kundër Greqia.
Qeveria Rama ka një mijë e një të zeza, ka një pjesë të mirë të ish-kabibnetit qeveritar në burg, në kërkim apo hetim, ka kryetarin e bashkisë Tiranë nën arrest burgu dhe ka zyrtarë të tjerë të lartë të dënuar apo në pritje që të dënohen, por ka të paktën një punë të mirë.
Qëndrimin ndaj Greqisë.
Kur një anti-shqiptar aktiv si Mitsotakis, kryeministri i Greqisë, nuk është i kënaqur me Shqipërinë, do të thotë se qeveria shqiptare është treguar edhe më çame se çamët e Idrizit ndaj grekëve, pra në anën e duhur të llogores.
Në fillim Mitsotakis erdhi të instalonte në Himarë Fredi Belerin, një shqiptar mysliman të konvertuar në grek ortodoks, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e disa ushtarëve shqiptarë në incidentin e Peshkëpisë në vitin 1995.
Ai ja ka hedhur paq për procedura në gjykatat greke për këtë episod, ndërkohë që nuk është gjykuar kurrë në Shqipëri, nga sistemi i dobët gjyqësor i Gjin Gjonëve dhe Arjan Ndojëve.
Por Mitsotakis dështoi. Në fakt, Fredi, nga aksionist me armë në dorë kundër Shqipërisë, kësaj here u kap me para në dorë për të blerë vota dhe u dogj një herë e mirë.
Pas këtij, Mitsotakis erdhi me Vangjel Dulen e PBDNJ, të cilin e futi nën strehën e Berishës që të kishte të paktën një zë grek në parlament, sërish dështoi.
Dule nuk mori dot votat që i duheshin.
Dule i ka shërbyer zellshëm këto 30 vjet interesave të pan helenizmit ekstrem grek në Shqipëri, qoftë përmes kishës së Janullatosit, qoftë nëpërmjet financimeve që Athina i jep, si një anti shqiptar që punon për interesat greke në kurriz të atyre shqiptare.
Që të dy morën atë që meritonin.
Le ta marrë Mitsotakisi dhe Dulen dhe nga inati ta bëjë eurodeputet dhe të siç bëri me Belerin!
Kryeministri grek ka zgjedhur thjesht “aleancën e gabuar të qelbësirave” për t’u infiltruar dhe për të patur influencë në Shqipëri.
Për çudi dhe ironi, ai do ta kishte më të lehtë këtë mision nëse bashkëpunonte me Ramën, por ka zgjedhur një rrugë qorrazi sepse nuk e njeh mentalitetin dhe realitetin shqiptar, të cilin ja kanë zbukuruar ose errësuar artificial puthadorët dhe kolltukofagët e tij të këtushëm.







