FLASH :

Gratë afgane në harresë, ndërsa Perëndimi kthen sytë nga luftërat e reja

Gati katër vite pas rikthimit në pushtet të talibanëve, gratë afgane përballen me një shtypje sistematike dhe humbje të lirive themelore, ndërsa bota duket se po e largon vëmendjen nga Afganistani. Pavarësisht premtimeve për qeveri gjithëpërfshirëse dhe respektim të të drejtave të njeriut, regjimi islamik ka ndaluar qasjen e grave në arsim, punë dhe hapësira publike, duke i zhdukur nga jeta shoqërore. OKB e ka cilësuar këtë situatë si “aparteid gjinor”.

Ndërsa vëmendja globale është përqendruar në konflikte si Ukraina, Gaza dhe Irani, gratë afgane ndihen të braktisura. Aktivistja Faëzia Koofi dhe gazetarja Rahila Yousofi paralajmërojnë se talibanët po shfrytëzojnë këtë harresë për të ashpërsuar shtypjen dhe për të krijuar lidhje me vende si Kina dhe Rusia, që nuk vënë kushte për të drejtat e njeriut. Ndihma e Perëndimit po pakësohet, ndikimi po zbehet, ndërsa gratë afgane luftojnë për të mos u fshirë nga kujtesa ndërkombëtare.