Një 34-vjeçar nga Gramshi ka kallëzuar në polici zhdukjen e babait të tij, me të cilin ka humbur çdo kontakt prej disa ditësh.
Sipas njoftimit zyrtar, D. Xh., 34 vjeç, ka raportuar se që nga data 5 korrik 2025 nuk ka mundur të lidhet me të atin, B. Xh., 69 vjeç. Policia e Gramshit është vënë në lëvizje dhe po punon për lokalizimin dhe gjetjen e 69-vjeçarit.
Rrethanat e zhdukjes mbeten të paqarta, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.