FLASH :

Google gjobitet për publikimin e fotos nudo të një polici: “Shkelje e rëndë e privatësisë”

Një gjykatë apeli në Argjentinë ka dënuar kompaninë Google me një gjobë prej rreth 12,500 dollarësh, pasi publikoi në Street View një foto të një polici lokal që u kap lakuriq në oborrin e shtëpisë së tij. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2017 në një qytet të vogël, kur kamera e Google fotografoi burrin pas një muri rreth dy metra të lartë.

Pamja intime u shpërnda më pas në rrjetet sociale dhe media, duke e bërë të identifikueshëm përmes adresës. Polici pretendoi se kjo ekspozim i shkaktoi tallje dhe turpërim nga komuniteti. Fillimisht gjykata rrëzoi padinë duke fajësuar viktimën, por apeli vendosi ndryshe, duke theksuar se Google kishte ndërhyrë në mënyrë të pajustifikuar në jetën private të dikujt brenda kufijve të shtëpisë së tij, duke shkelur rëndë dinjitetin dhe privatësinë.