FLASH :

Goditet me thikë një 24-vjeçar në Llakatund, policia në kërkim të autorit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës, 22 korrik, në fshatin Llakatund të Vlorës, ku një 24-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një konflikti ende të paqartë. Viktima, Eugen Mahmutaj, është goditur në bark dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore. Sipas policisë, i riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes është 25-vjeçari Gezim Rrapaj, i cili është shpallur në kërkim nga policia. Uniformat blu po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e tij, ndërsa grupi hetimor është angazhuar në zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të këtij episodi të dhunshëm. Motivet e konfliktit mes dy të rinjve mbeten ende të paqarta.


“Sot, rreth orës 21:00, në fshatin Llakatund, gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës shtetasi E. M., 24 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim kapjen e autorit, i cili dyshohet se është shtetasi G. Rr., 25 vje
ç”, njoftoi Policia.