FLASH :

Dronë, fenelina policie dhe GPS/ Rrjeti i kanabisit në Korçë merr goditjen finale

Drejtuesit e një grupi që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lendës narkotike kanabis janë “goditur” nga policia përmes operacionit të koduar “Grupi”, ndërkohë që 6 anëtarë të tjerë janë arrestuar më herët.

Në pranga raportohet të kenë rënë Leonard Xhemollari dhe Gentian Muço, të cilët dyshohet se ishin financuesit e kultivimit të kanabisit, si dhe janë shpallur në kërkim Rexhildo Berberi dhe Abidin Guraj, që sipas policisë ishin organizatorë të trafikimit të kanabisit në 4 raste të goditura më parë nga policia.

91.1 kilogramë kanabis dhe 6 kilogramë heroinë është sasia e lëndëve narkotike të cilat janë kapur nga policia në 4 raste të ndryshme, që sollën arrestimin në flagrancë të 6 personave që po i trafikonin, të gjithë anëtarë të nje grupi, i drejtuar nga 4 personat e mësipërm.

Sipas policisë, kanabisi kultivohej në fshatin Polovisht–Maliq dhe magazinohej në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek.