Goditën me grushte një 19-vjeçar në Orikum, procedohen penalisht dy të rinj

Dy të rinj, njëri 16 dhe tjetri 18 vjeç, do të hetohen në gjendje të lirë pas një sherri me bashkëmoshatarin e tyre në Orikum, ku ky i fundit mbeti i dëmtuar në kokë dhe fytyrë.

Ngjarja ndodhi më 17 korrik dhe, sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit:
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin G. A., 18 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, dhe për një shtetas të mitur, 16 vjeç, pasi më datë 17.07.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në Orikum, kanë goditur me grushte dhe kanë dëmtuar në kokë dhe fytyrë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në fshatin Dukat.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.