Një 20-vjeçar u arrestua nga oficerët e komisariatit nr.1 pasi është konstatuar në rrugën “Dervish Hima” duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. Por në momentin që i është kërkuar që të ndalojë, ka rritur shpejtësinë, ka përplasur automjetin e policisë, duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Një 42-vjeçar u arrestua nga policët e komisariatit nr.2 pasi kishte penguar lëvizjen për shkak se kishte parkuar makinën në mënyrë të parregullt. Në këtë moment, kur i është kërkuar që të lëvizë mjetin, ka kundërshtuar dhe në tentativë për t’u larguar, ka shkelur me gomën këmbën e punonjëses së policisë.
Edhe dy të mitur, të moshës 16-vjeç, u arrestuan nga efektivët e komisariatit nr.5 pasi kishin shkelur masën e arrestit në shtëpi. Ata nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë dhe njëri prej tyre ka kundërshtuar.
Ndërkohë, një 17-vjeçar është vënë nën hetim pasi ka goditur punonjësen e policisë që po e shoqëronte në komisariat pas një konflikti me një person tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. S., 20 vjeç, pasi në rrugën “Dervish Hima” është konstatuar duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë. 20-vjeçarit në momentin që i është bërë shenjë ndalimi ka rritur shpejtësinë e automjetit dhe ka përplasur automjetin e policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë në detyrë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. H., 42 vjeç, pasi është konstatuar se kishte parkuar automjetin në menyrë të parregullt duke penguar lëvizjen. Në momentin që i është kërkuar ta lëvizë automjetin, ai ka kundërshtuar dhe në tentativë për tu larguar, me gomën e automjetit i ka shkelur këmbën punonjëses së policisë në detyrë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan dy shtetas të mitur 16 vjeç, pasi janë konstatuar jashtë banese, në cënim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. 2 të miturit nuk i janë bindur urdhërit të punonjësit të policisë, njëri prej tyre i ka kundërshtuar me qëllim shmangien e shoqërimit në Komisariat;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit e mitur 17 vjeç, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin R. B. Gjatë shoqërimit, njëri prej të mitur ka goditur punonjësen e policisë”, njofton policia.