FLASH :

Gjysma e qeverisë në burg ose hetim, Rama mburret me turizmin në Berlin

Shqipëria vazhdon të mbetet një ndër venderty më të varfëria në Evropë dhe me një korrupsion galopant në të gjitha nivelet qeverisëse

E megjithatë, kryeministri Edi Rama është mburrur në Gjermani, se Shqipëria qenka rekord në turizëm.

“11 mln vizitorë që kanë kaluar me aeroport, duke kaluar Beogradin. Për disa vjet tashmë mbetemi në treshen kryesore në Kartën e Organizatës Botërore e të Turizmit, bashkë me Katarin dhe Arabinë Saudite si destinacioni me rritjen më të shpejtë. Ne s’kishim as Kupën e Botës as Mekën, po ti përjashtoja mund të themi që ne jemi të parët, siç ka qenë më herët Gjermani me Kupën e Botës”, tha Rama.

Duke bërë një koment që të ngjason me atë të Berishës vite më parë, të cilin  Rama e tallte, kur deklaronte se Shqipëria ka rritjen më të lartë ekonomike në Evropë, pas Gjermanisë.

Kryeministri harroi të tregonte dhe një tjetër indikator për të cilin Shqipëria që ai drejton është kampion, varfërinë dhe korrupsionin.

Të dyja këto mbeten në nivele të larta, kur 1 milion shqiptarë nga 2.6 milionë rezidentë, janë thuajse në limitin e varfërisë dhe gjysma a më shumë e qeverisë së tij është e burgosur apo në hetim.