Gjykata Kushtetuese ka pezulluar sot më 12 dhjetor 2025 vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që ndalonin ushtrimin e detyrës nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Vendimi i marrë nga Mbledhja e Gjyqtarëve në datën 12 dhjetor 2025, e rikthen menjëherë në detyrë Ballukun, duke pezulluar efektet e masës ndaluese deri në përfundimin e gjykimit.









