Gjykata e Posaçme e Apelit ka caktuar datën 9 shtator 2025, ora 10:00, për seancën gjyqësore ku do të shqyrtohet ankimimi i ish-presidentit Ilir Meta ndaj vendimit që la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg”.
Meta ka kundërshtuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, që refuzoi kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Ankesa e tij do të shqyrtohet nga Apeli i Posaçëm, ndërsa mbrojtja e ish-kreut të shtetit ka argumentuar se masa është e papërshtatshme dhe e pambështetur në prova.
Ilir Meta ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “arrest në burg”, në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK, për çështje që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave.
Seanca pritet të zhvillohet me interes të lartë publik dhe do të mbahet në ambientet e GJKKO në Tiranë.