FLASH :

Gjirokastër/Memaliaj – Tre të proceduar, njëri në kërkim për vepra të ndryshme penale

Policia e Gjirokastrës ka referuar materialet për tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ndërsa njëri prej tyre është shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve kanë proceduar penalisht shtetasin E. M., 35 vjeç, me banim në Shkup, Maqedonia e Veriut, i cili u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës më 26 maj. Nga verifikimet në sistem rezultoi se automjeti që ai përdorte ishte i trafikuar nga Italia.

Ndërkohë, zyra për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës referoi materialet dhe shpalli në kërkim shtetasin D. C., 65 vjeç, pasi në banesën e tij u konstatuan punime ndërtimi pa leje nga autoritetet përkatëse.

Në një tjetër rast, u procedua penalisht edhe 24-vjeçari A. N., nga Saranda, pasi në hyrje të qytetit të Memaliajt shkaktoi një aksident rrugor, për shkelje të rregullave të qarkullimit.

Policia po vijon hetimet për dokumentimin e plotë të rasteve.