FLASH :

Gjirokastër – Arrestime dhe procedime penale nga Policia Rrugore dhe Komisariati i Përmetit

Policia e Gjirokastrës ka kryer disa veprime ligjore gjatë 24 orëve të fundit, duke ndaluar persona dhe proceduar raste të ndryshme në qark.

Në aksin rrugor “Gjirokastër-Virua”, specialistët e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, i cili u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Ndërkohë, në aksin “Lekël-Dragot”, një automjet i drejtuar nga shtetasi Q. Sh., 65 vjeç, banues në Lushnjë, u përplas me automjetin e shtetasit gjerman J. K., 38 vjeç. Nga aksidenti u lëndua lehtë 65-vjeçari, i cili mori ndihmë mjekësore.

Gjithashtu, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan shtetasin S. L., 60 vjeç, banues në Përmet, i shpallur më herët në kërkim, pasi dyshohej për vjedhjen e një shume parash në lokalin e shtetasit A. L., në fshatin Petran. Pas veprimeve hetimore, ndaj tij nisi procedim në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.