Lutfi Dervishit – Trainer, komentator politik, autor bashkë i Kodit të Etikës për Gazetarët
Gjeneralë pa ushtarë
Nuk marrin dot një deputet, por japin mend si drejtohet një vend.
Nuk mbajnë dot një parti, por japin leksione për stabilitet politik.
Nuk kanë fituar kurrë një palë zgjedhje, por japin mend për reformën zgjedhore.
Vetë nuk marrin vota, por e dinë me saktësi sa i kanë vjedhur të tjerët, njeri – tjetrit.
Nuk kanë mbledhur ndonjëherë forumet e partisë, por kërkojnë rregullisht mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Nuk i “kap” asnjë sondazh, por nuk lënë sondazh pa komentuar!
Nuk kanë lexuar asnjë libër, por komentojnë librat best seller.
Nuk kanë ekspertizë në asnjë fushë, por janë ekspertë për gjithçka.
Nuk gjejnë dot vend pune për veten, por kanë plan për të hapur 300 mijë vende pune.
Nuk mbushin një kafe lagjeje me njerëz, por japin receta për “bashkim kombëtar”.
Gjeneralë pa ushtarë që flasin çdo darkë për luftën që nuk e nisën kurrë…
Ky postim i Dervishit vjen si një ironi e hollë ndaj figurave politike që, pa pasur as përfaqësim dhe as mbështetje reale, dalin me qëndrime të mëdha për fatet e vendit.






