FLASH :

Gjendet pa jetë brenda automjetit 29-vjeçari në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte! (EMRI)

Një 29-vjeçar është gjetur pa jetë nga familjarët në parkimin e pallatit ku banonte, në zonën e Astirit në Tiranë.

I riu Enea Dine, u gjet brenda automjetit të tij, pa shenja jete, teksa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

29 vjeçari ka shkuar me automjet mbrëmë rreth orës 23 te parkimi i pallatit, teksa sot është gjetur nga familjarët brenda në makinë, i pajetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për gjetjen e shkakut të vdekjes së 29-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 16.07.2025, në Astir, në parkimin e pallatit ku banonte, është konstatuar nga familjarët, brenda automjetit të tij, pa shenja jete, shtetasi E. D., rreth 29 vjeç.

Nga këqyrja e jashtme paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për përcaktimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.