Tiranë, 9 maj 2025 – Për herë të parë në histori, Shqipëria mirëpret një prej garave më të rëndësishme të çiklizmit botëror: Giro d’Italia, që nis sot me Etapën e Parë nga Durrësi në Tiranë, duke shënuar një moment historik për sportin shqiptar dhe imazhin ndërkombëtar të vendit.
Ora e nisjes: 13:10 nga Porti i Durrësit
Finish: Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë – ora 17:03 (parashikim)
Gjatësia totale: 160 km
Pjesëmarrës: 184 çiklistë nga 23 skuadra
Rrugët e bllokuara dhe itinerari
Pas nisjes zyrtare nga Durrësi, gara kalon në itinerarin: Mali i Robit – Kavajë – Rrogozhinë – Peqin – Papër – Bradashesh – Gracen – Mullet – TEG – Sauk – Surrel – Tiranë. Rruga ngjitet dy herë në Surrel, me pjerrësi deri në 13%, përpara se të përfundojë në një pjesë të rrafshët në zemër të kryeqytetit.
Etapat e tjera në Shqipëri:
Etapa 2 – 10 Maj: Tiranë-Tiranë
Start: Sheshi “Skënderbej” → përmes bulevardeve kryesore të kryeqytetit → Finish: Sheshi “Nënë Tereza” (ora 17:15)
Etapa 3 – 11 Maj: Vlorë-Vlorë
Itinerar: Lungomare → Kota → Brataj → Qeparo → Porto Palermo → Himarë → Qafa e Llogarasë → Orikum → Finish: Rruga “Sadik Zotaj”, Vlorë (ora 17:26)
Kujdes për qytetarët: Gjatë orëve të garës do të ketë bllokim të segmenteve rrugore, veçanërisht në zonat urbane të Durrësit, Tiranës dhe Vlorës. Qarkullimi i mjeteve do të kufizohet përkohësisht.
Ky edicion historik i “Giro d’Italia” pritet të promovojë Shqipërinë si një destinacion të rëndësishëm për sportet ndërkombëtare dhe turizmin malor dhe bregdetar.