Vendimi për të mos marrë vendim i trupës së Gjykatës Kushtetuese mbrëmjen e djeshme mund të konsiderohet me të drejtë “atentat” ndaj kushtetuës dhe ndarjes mes pushteteve në Republikën e Shqipërisë.
Vendimi 4 me 4, pra katër vota pro dhe katër kundër i trupës së gjyqtarëve të Kushtetueses mundësoi rrëzimin e kërkesës së kryeministrit Edi Rama për ndërhyrjen e pushtetit gjyqësor për pezullimin e zv.kryeministres Balluku nga detyra ndaj pushtetit ekzekutiv.
Kështu pra Gjykata Kushtetuese ka dështuar në misionin e saj sublim, sepse nuk e zgjidhi në mënyrë përfundimtare mosmarrëveshjen e lindur mes Qeverisë dhe Drejtësisë për rastin “Balluku”.
Pjesë e trupës që krijoi këtë akt të paprecedent ishte edhe Gent Ibrahimi i cili njihet gjerësisht si individi i vendosur në pozicione kyçe si kunati i ish deputetes dhe Ministres së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli.
Me qëndrimin e djeshëm Gent Ibrahimi do mbahet mend si “atentator” i Kushtetutës, i shantazhuar nga elementët kriminal më në zë si edhe si personi që pasi u bë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, e la motrën e Mimi Kodhelit që e ndihmoi përgjatë gjithë veprimtarisë së tij.
Por çfarë e shtyu Gentin të mbante këtë qëndrim prej “atentatori”?
Gent Ibrahimi njihet gjerësisht si jurist mediokër, këtë e përforcon fakti që nuk është magjistrat.
Një individ lehtësisht i shantazhuar për shkak të historive rozë dhe me SKY ECC që mund të përdoret nga cilido për nevoja personale.
Ditën e djeshme Gent Ibrahimi tejkaloi veten, shkatërroi njehërë e përgjithmonë sistemin e pushteteve të pavarura.
Vendimi i ditës së djeshme i hapi rrugës SPAK-ut (gjyqësori dhe prokuroria), në kushtet kur nuk ka një zgjidhje përfundimtare të vendosjes së qartë të kufijve, balancës, dhe kompetencave midis pushteteve (ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor), që rast pas rasti, ta luajë ose jo, një rol me karakter politik, kryesisht, për shkarkimin e një anëtari të Këshillit të Ministrave, duke diktuar, rast pas rasti, se kush dhe me kë do të qeverisë.
Po kush fshihet pas Gent Ibrahimit? Cili është mbështetësi i tij? Mbase ata që janë vënë në rresht duke menduar se kështu do zënë karrigen e zv.kryeministrit!
Vendime të tilla duan gjyqtarë me kurajo. Kurajoja në rastin e Gent Ibrahimit të shantazhueshëm lehtësisht, mungon. Ndaj Gent Ibrahimi duhet të japë dorëheqjen menjëherë, e të hapë rrugën për një gjykatës tjetër me integritet.









