FLASH :

Gazetarja: Solidarizohem me kolegët që i luteshin Irfanit t’u jepte pagën e tyre!

Nga Mirilda Tili:

Solidarizohem me kolegët e News 24, Panorama, Ballkanweb etj., për faktin që prej vitesh duhet të kërkojnë pagën e punës së tyre me 700 të lutura dhe, kur arrijnë ta marrin, duhet t’u thonë edhe “faleminderit” administratorit. Edhe tani, që janë në këto kushte, është sepse e shohin punën e tyre si mision; se në të kundërt, duhet t’ia kishin vënë ata kyçin vetë institucionit derisa të paguheshin me korrektësi dhe integritet.

Bashkohem edhe me kolegët e mediave të tjera që sërish kanë probleme me marrjen e pagës së tyre.

Pastaj, ky muhabeti “me fjalë të lira” e “të vërteta” ha diskutim.

Jam me kolegët e medias, nga ai roja te dera dhe deri te punonjësi me graden më të lartë që merr rrogën. Rrogën, jo përqindjet e marrëveshjeve.