FLASH:

Gazetarët e pyesin a do ti kundërpërgjigjet tarifavetë Trump, përgjigja e kryeministrit japonezështë epike

Një pyetje e sikletshme, një përgjigje diplomatike dhe një president i impresionuar. Në shkurt 2025, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, një gazetar amerikan ngre një pyetje të drejtpërdrejtë ndaj Kryeministrit japonez Shigeru Ishiba:“Nëse SHBA vendos tarifa ndaj Japonisë, a do të kundërpërgjigjeni?”

Në vend që të nxisë tensione, Ishiba zgjedh një rrugë të matur:“Nuk jam në gjendje të përgjigjem për një pyetje teorike. Kjo është përgjigjja zyrtare që kemi.”Presidenti Donald Trump, i njohur për qasjen e drejtpërdrejtë në tregti dhe retorikë, e vlerëson menjëherë:“Përgjigje shumë e mirë. Ai e di çfarë po bën.”Ky shkëmbim i shkurtër u bë simbol i një momenti ku diplomacia klasike përballet me presionin publik dhe logjikën e politikës tregtare amerikane.