FLASH :

Gara që sfidon të ardhmen: Robotët vrapojnë përballë njerëzve në një maratonë të çmendur në Kinë

Në një skenë që duket si nga një film futurist, 21 robotë humanoidë vrapuan përkrah mijëra njerëzve në gjysmëmaratonën Yizhuang në Pekin, duke kaluar 21 km terren të vështirë me pjerrësi dhe kthesa.

Disa robotë e përfunduan garën, të tjerë u rrëzuan apo hasën vështirësi, por prodhuesit u shprehën të kënaqur. Me kohë përfundimi prej 2 orë e 40 minuta, ata e konsideruan testin një sukses.

“Kjo garë ishte një provë ekstreme për besueshmërinë e robotëve tanë, të cilët nesër do të jenë në fabrika, dyqane e shtëpi,” tha Tang Jian, drejtues i Humanoid Robot Innovation Center.

Për herë të parë në histori, robotët nuk ishin spektatorë në një maratonë – por konkurrentë.