FLASH :

Futbollisti fshihet nën shtrat, sheh si i rrëmbejnë gruan dhe djalin e mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ekuador, ku mbrojtësit të Emelek, Xhekson Rodriguez, i kanë rrëmbyer në shtëpi gruan dhe djalin e tij 5-vjeçar. Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 03:00 të mëngjesit, kur sulmuesit thyen derën dhe hynë me forcë në shtëpi.

Rodriguez, 26 vjeçar, u fsheh nën shtrat për të shpëtuar, ndërsa autorët rrëmbyen gruan dhe djalin e tij pesëvjeçar.

Ata i kishin marrë me vete pasi i kishin pyetur fillimisht nëse lojtarit ishte në banesë. Më pas, Rodriguez kishte parë nga dritarja se si rrëmbyesit kishin futur familjen e tij në një furgon dhe ishin larguar.

Ngjarja ndodhi në lagjen Mucho Lote 2, në një zonë që përfshihet nga gjendja e jashtëzakonshme e shpallur nga qeveria për shkak të përshkallëzimit të dhunës dhe aktivitetit të grupeve kriminale. Vetëm në tremujorin e parë të vitit, janë raportuar mbi 2,300 vrasje të dhunshme në vend.

Rodriguez ka luajtur nëntë ndeshje këtë sezon në LigaPro, kampionati më i lartë në Ekuador, dhe aktualisht skuadra e tij ndodhet në vendin e 11-të.

Raste të ngjashme rrëmbimesh kanë ndodhur edhe më parë në dhjetor të kaluar, futbollisti Pedro Perlaza u rrëmbye në Esmeraldas dhe u gjet i gjallë disa ditë më vonë.