FLASH :

Futboll femra/ Anglia kampione e Europës për herë të dytë radhazi, mposht Spanjën pas një drame me penallti

Kombëtarja e femrave të Anglisë është shpallur kampione e Europës për të dytën herë radhazi në futboll, duke triumfuar ndaj Spanjës në një finale dramatike që u vendos nga goditjet e penalltive.

BASEL – Kombëtarja e femrave të Anglisë është shpallur kampione e Europës për të dytën herë radhazi në futboll, duke triumfuar ndaj Spanjës në një finale dramatike që u vendos nga goditjet e penalltive.

Sfida e zhvilluar në një atmosferë të zjarrtë përfundoi në barazim 1-1, pas 120 minutash lojë. Spanja kaloi e para në avantazh në minutën e 25-të me anë të Mariona Caldentey, por Anglia barazoi në pjesën e dytë falë një goli të Alessia Russo, duke çuar takimin në kohë shtesë.

Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave në vazhdime, rezultati mbeti i pandryshuar dhe gjithçka u vendos nga pika e bardhë e penalltive. Anglezet u treguan më të sakta, me Chloe Kelly që realizoi penalltinë vendimtare, ndërsa Spanja gaboi në tre nga katër goditjet e saj, duke i dhuruar titullin “Luaneshave”.

Ky është titulli i dytë radhazi i Kampionatit Europian për Anglinë e vajzave, duke barazuar një rekord të mbajtur më parë vetëm nga Gjermania. Kombëtarja e drejtuar nga Sarina Wiegman vazhdon të shkruajë historinë në futbollin europian të femrave.