FLASH :

Fushë-Krujë/ Gjendet një granatë e pashpërthyer në tarracën e një shtëpie funerali

Një granatë e pashpërthyer është gjetur pasditen e sotme në tarracën e një shtëpie funerali në fshatin Kameras të Fushë-Krujës.

Granata është gjetur nga pronari i godinës, Arbër Sala i cili po kryente disa rregullime.

Pas kësaj situate në zonë ka mbërritur RENEA dhe forcat xheniere të cilat bënë të mundur demontimin e granatës.

Edhe pse pronari nuk njihet si një person problematik, dhe prej vitesh operon në këtë biznes, pak kohë më parë ka qenë gjithashtu pre e një zjarrvënie , ku për pasojë u dogj magazina e vjetër.

Godina ku u gjend granata është e ndërtuar kohët e fundit.