FLASH :

Fushata origjinale e Shehajt, i përgjigjet Google: Jam mjaftueshëm i pasur për të mos vjedhur shqiptarët!

Agron Shehaj, një nga figurat më të njohura të politikës dhe sipërmarrjes shqiptare, ka publikuar së fundmi në Instagram një video autentike dhe mjaft personale, ku ndan me ndjekësit e tij disa nga pyetjet më të kërkuara për të në Google. Me një qasje të sinqertë dhe njerëzore, ai i është përgjigjur me sportivitet dhe transparencë këtyre kërkesave të publikut.

“Google të tregon çfarë duan të dinë njerëzit për ty”, shprehet Shehaj në hyrje të videos, duke nisur më pas me tre pyetjet më të klikuara që lidhen me emrin e tij.
Pasuria ishte pyetja e parë. “Sa i pasur jam?”, citon ai dhe vijon: “Le të themi që nuk jam bilioner, por jam mjaftueshëm i pasur për të mos vjedhur paratë e qytetarëve shqiptarë dhe sidomos për të mos u shitur tek oligarkët.”


Një mesazh i qartë, kundër realitetit shpesh të korruptuar të jetës politike në vend.
Familja, pyetja e dytë. Ai ndan me dashuri faktin që është i martuar dhe ka tre fëmijë: një djalë 11-vjeçar që luan futboll, djali i dytë që luan kitarë dhe vajzën e vogël 6-vjeçare që “vdes t’ua nxijë jetën dy të mëdhenjve” thot Shehaj teksa buzeqesh, “por ndonjëherë i pëlqen edhe të luaj piano”, shton ai.

Në fund, biografia, pyetja e tretë. Shehaj ka lindur në Vlorë dhe është larguar që në moshën 13-vjeçare për të emigruar në Itali. Aty ka jetuar, studiuar në Universitetin e Firences dhe më pas ka ngritur disa biznese që operojnë mes Shqipërisë dhe Italisë. “Kjo është biografia ime në 10 sekonda”, përfundon ai me një falënderim për ndjekësit.

Kjo video jo vetëm që sjell një tjetër anë të Agron Shehajt atë personale, të sinqertë dhe të ndjeshme por edhe përforcon figurën e tij si një qytetar i ndershëm, familjar i përkushtuar dhe sipërmarrës i suksesshëm që ka zgjedhur të kontribuojë për të ardhmen e vendit.