FLASH :

Furnizimi me ujë i gjithë rivierës, policia lejon 10 banorë të pengojnë projektin

Një situatë e pazakontë ka ndodhur sot në fshatin Tragjas, të rrethit të Vlorës. Dhjetëra banorë, të shtyrë nga dy lokale të ndërtuara pa leje, kamë penguar punën për ndërtimin e ujësjellësit Tragjas-Himarë, investim i qeverisë shqiptare dhe bashkisë Vlorë.

Edhe pse ky investim do të eliminojë humbjet e ujit, i cili nga burimi derdhej thuajse i gjithë në det, duke e bërë që ai të furnizojë fshatra si Tragjasi, Dukati, Kondraqi, Dhërmiu, Palasa, Himra, Piluri, etj, policia e shtetit ka qenë shumë e butë dhe inekzistente me banorët e pakët, që të shtyrë nga sipërmarrësit abuzivë të lokaleve pa leje në zonë, si dhe nga militantë të opozitës, që duan të marrin kredo politike për çdo situatë kaosi, janë përpjekur të pengojnë projektin.

Ky projekt ka qenë i hartuar që nga periudha e diktaturës së proletariatit në Shqipëri dhe u deshën 34 vite demokraci në vend për ta vënë në zbatim, e megjithatë një grusht njerëzish po përpiqet të bëhet pengesë, që nga uji të përfitojnë qindra mijëra shqiptarë e të huaj që e vizitojnë çdo vit rivierën e jugut.

Vetëm në Shqipëri ndodh, që investimet publike, të kundërshtohen dhe pengohen nga pakica të nxitura artificialisht nga grupime politikë apo biznesi, për të goditur konkurrencën apo qeverinë, ndërkohë që në botën e qytetëruar protestat nxiten nga interesat lokale dhe shoqëria civile.