FLASH :

“Fund i botës”? Dy shenja biblike që sipas të krishterëve po përmbushen pas bombardimeve amerikane në Iran

Pas bombardimeve të papritura të SHBA ndaj tre objekteve bërthamore iraniane, studiues biblikë dhe besimtarë të krishterë kanë ngritur alarmin për shenja të mundshme të “fundit të botës”, duke iu referuar dy vargjeve të njohura nga Bibla që, sipas tyre, po marrin jetë përpara syve tanë.

Podcast-i i njohur kristian Living Waters, me mbi 1.6 milion ndjekës në YouTube, ka lidhur ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme me profeci nga Dhiata e Re dhe ajo e Vjetër. E para prej tyre është nga 1 Selanikasve 5:3, ku Apostulli Pal shkruan:

“Ndërsa njerëzit do të thonë: ‘Paqe dhe siguri’, atëherë shkatërrimi do të vijë papritur mbi ta…”

Kjo fjali, sipas interpretuesve, lidhet drejtpërdrejt me deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump dhe zyrtarëve të tij pas sulmeve ndaj Iranit, ku u përdorën shpesh fjalët “paqja” dhe “siguria”. Vetë Trump shkroi në platformën Truth Social: “Tani është koha për paqe!” – menjëherë pasi kishte urdhëruar bombardimet në Fordow, Natanz dhe Isfahan.

Profecia e dytë vjen nga libri i Isaiah 17:1, ku thuhet:

“Damasku nuk do të jetë më qytet, por do të bëhet një grumbull rrënojash.”

Damasku, kryeqyteti i Sirisë, ka qenë prej kohësh i shkatërruar nga lufta civile dhe së fundmi është goditur sërish – këtë herë nga një sulm vetëvrasës në kishën Mar Elias, ku humbën jetën të paktën 22 persona dhe dhjetëra u plagosën. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë gjak, rrënoja dhe dëshmi të një tragjedie të thellë.

Të krishterët që ndjekin shenjat e fundin e botës theksojnë se këto ngjarje janë në përputhje me paralajmërimet biblike për një ndjesi të rreme sigurie që paraprin katastrofën. Tensionet e rritura midis SHBA, Izraelit, Iranit, Rusisë dhe Kinës kanë ngritur frikën për një konflikt global që mund të përfshijë fuqitë bërthamore.

Kremlini e ka akuzuar Trump për “hapjen e kutisë së Pandorës” dhe për vënien në rrezik të “sigurisë dhe mirëqenies së gjithë njerëzimit”. Ndërkohë, analistët paralajmërojnë se konflikti mund të zgjerohet, me Iranin që kërcënon me hakmarrje dhe SHBA që paralajmëron pasoja në rast të kundërpërgjigjes.

Podcast-i Living Waters paralajmëron: “Nëse një bombë bërthamore bie mbi Damask, kjo do të ishte përmbushja e drejtpërdrejtë e profecisë dhe një shenjë madhore se jemi në ditët e fundit.”

Për shumë besimtarë, ky është një moment për reflektim, por për të tjerë, është një alarm që ndjek modele historike të frikës apokaliptike që rishfaqet sa herë që bota tronditet nga konflikte të mëdha.