FLASH :

“Free Palestine!” – Boksieri irlandez provokon rivalin izraelit në ring dhe valëvit flamurin palestinez pas fitores

Një moment i pazakontë dhe politikisht i ngarkuar ndodhi gjatë një ndeshjeje të MMA-së në Romë, nën promovimin e Cage Warriors, këtë të shtunë. Luftëtari irlandez Paddy McCorry shkaktoi reagime të forta pasi i bërtiti “Free Palestine” kundërshtarit të tij izraelit, Shuki Farage, teksa e dominonte në ring.

Pas fitores, McCorry ngjiti flamurin palestinez dhe e valëviti me krenari para publikut, duke e kthyer triumfin e tij sportiv në një deklaratë të hapur politike.

Kundërshtari i tij, Farage, është një ish-ushtar izraelit që më parë kishte shpërndarë foto nga shërbimi i tij në Rripin e Gazës, gjë që i ka shtuar edhe më shumë tension episodit në fjalë.

Ngjarja ka ngjallur debat në rrjetet sociale dhe komunitetin sportiv, me reagime të ndryshme për përzierjen e politikës në arenën sportive.