Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur pasditen e së dielës pranë shkëmbinjve të Gjipesë, në Himarë, ku një turist francez rrezikoi të mbytej. Falë reagimit të shpejtë të pushuesve dhe ndërhyrjes së policisë kufitare, 38-vjeçari u shpëtua në kohë.
Turisti i identifikuar si Hassabou Elias, me shtetësi franceze, kishte pësuar probleme me shpinën që e penguan të lëvizte pjesën e poshtme të trupit, duke e bërë të pamundur notimin. Pushuesit njoftuan menjëherë policinë kufitare, e cila u nis nga Dhërmiu dhe arriti të shpëtojë turistin.
I huaji u transportua drejt bregut dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, në gjendje të mirë shëndetësore.
Falë reagimit të shpejtë, një tragjedi u shmang në një prej zonave më të frekuentuara turistike të jugut.