Propozimi për buxhetin e vitit 2026 i prezantuar nga kryeministri francez François Bayrou ka shkaktuar valë reagimesh të ashpra nga partitë opozitare, të cilat e kanë cilësuar si një “masakër sociale” dhe kanë paralajmëruar mocion mosbesimi. Plani përfshin masa drastike si “ngrirje” të ndihmave sociale, shkurtim prej 5 miliardë eurosh në sistemin shëndetësor publik, heqjen e dy ditëve pushimi zyrtar, si dhe mbylljen e shërbimeve “joaktive”, duke prekur mijëra vende pune. Qeveria synon të kursejë 40 miliardë euro dhe të ulë deficitin nga 5.8% në 4.6% të PBB-së.
Liderët e ekstremit të djathtë dhe të majtës, përfshirë Jordan Bardella, Marine Le Pen dhe Jean-Luc Mélenchon, kanë akuzuar qeverinë për goditjen e punëtorëve, pensionistëve dhe familjeve të thjeshta, ndërsa shmang kursimet në fusha si emigracioni apo subvencionet energjetike. Kritikë të fortë ka pasur edhe ndaj heqjes së pushimit të 8 Majit, që përkujton fitoren mbi nazizmin. Pavarësisht kritikave, Bayrou e ka mbrojtur planin si “moment të së vërtetës”, duke theksuar nevojën për të shmangur kolapsin financiar të shtetit.







