Vila famëkeqe në Los Anxhelos, që ka strehuar nga ikona të Hollywood-it deri te dramaxhinjtë e muzikës pop, ka ndërruar duar. Po flasim për të njëjtën shtëpi ku Marilyn Monroe dhe JFK gjoja bënin takime sekrete, Frank Sinatra hidhte ndonjë gotë për qejf, dhe Miley Cyrus zhvishte veten – e ndoshta dhe një pjesë të së shkuarës – për videoklipin e saj Flowers.

Kjo vilë në San Fernando Valley, me katër dhoma gjumi, gjashtë banjo dhe një histori më të bujshme se një telenovelë latine, është shitur.Rezidenca luksoze tani njihet si Byrdview dhe ka kaluar një rikonstruksion të madh që nga ditët e lavdishme të Frank Sinatrës në vitet ’60.Ajo është shfaqur në serialin e famshëm të AMC, Mad Men, si dhe në videoklipe të artistëve të njohur si Mariah Carey, Usher dhe Rihanna.Vila ndodhet në majë të një kodre, duke ofruar pamje 360 gradë mbi Los Anxhelos, malet dhe një park natyror prej 3,000 akrash.Vendndodhja e saj garanton privatësi të plotë, pasi nuk mund të shihet nga rruga.E shtrirë në një sipërfaqe prej 4.3 akrash, struktura përmban dritare nga dyshemeja në tavan, duke mbushur ambientet me dritë natyrale.

Përfundimet luksoze përfshijnë një bar elegant dhe një kuzhinë të madhe për chef-a. Shtëpia është gjithashtu e pajisur me teknologjinë më të fundit dhe disa oxhakë për një atmosferë të ngrohtë. Dikur, Sinatra e mbajti me qira për disa vite, ndërsa Monroe thuhet se ka bërë njërin prej sesioneve të saj të fundit fotografike pranë pishinës së saj. Ndërkohë, Miley e shfrytëzoi këtë vend për të përçuar mesazhin e saj subliminal ndaj Liam Hemsworth, duke u stërvitur si një fitimtare dhe duke u zhytur në pishinë me të brendshme të zeza. Klasi në 2020-ën, kuptoni vetë.Nëse një shtëpi mund të kishte pasur një CV, kjo do të ishte më e mbushur se ajo e një politikani shqiptar në prag zgjedhjesh. Ka pritur presidentë, legjenda të muzikës, divat e kinemasë dhe tani është kthyer në një atraksion për klipet e A-listave të industrisë.Por drama nuk ndalet këtu. Flowers, hiti i madh që i dha Miley-t një Grammy dhe një ushtri fansash të rinj, tani i ka sjellë edhe një padi. Disa investitorë, që s’kanë shkruar një notë të vetme në jetë, por kanë vënë dorë mbi të drejtat e këngëve, po e akuzojnë për kopjim nga When I Was Your Man i Bruno Mars. Vetë Bruno, që për ironi të fatit nuk është përfshirë në këtë mesele, ndoshta e ka marrë me sportivitet, ndërsa avokatët e Miley-t po përpiqen ta nxjerrin nga kjo situatë me një argument juridik që thotë se padia është e pavlefshme, pasi është bërë pa miratimin e të gjithë kompozitorëve të këngës origjinale.

Në fund të ditës, shtëpia është shitur, Miley vazhdon të jetë në krye të top-listave dhe avokatët janë të vetmit që bëjnë festa të mëdha nga kjo histori. Sepse në Hollywood një gjë është e sigurt: skandalet vijnë e shkojnë, por ato gjithmonë shiten shtrenjtë.