Ky është Arameras resort, një nga resortet më luksoze në Ksamil, ku është aksioner dhe babai i Redi Muçit, krahu i djathtë i drejtuesit të ”Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori. Kujtojmë se babai i Redi Muçit është aksioner me Artan Dulakun, një nga ndërtuesit më të mëdhenj në vend, të cilët Muçi dhe Qori shpesh e kanë sulmuar sektorin e ndërtimit por pa përmendur emrin e Dulakut, kush e di përse?
Ndërkohë që Redi Muçi, bën sikur po lufton me kapitalizmin në Tiranë, babai i tij është investitor në një nga simbolet më të dukshme të kapitalizmit në bregdet. Ky i fundit e pranoi hapur se babai i tij është aksioner në këtë resort.
Kjo ndërtesë nuk është thjesht një resort luksoz që do të ofrojë pushime për ata që mund të përballojnë çmimet e tij marramendëse. Ajo ka sjellë me vete një dëmtim të pashembullt të bukurisë natyrore të Ksamilit, duke shkatërruar një prej peizazheve më të bukura të Shqipërisë për të ndërtuar një strukturë që shërben vetëm atyre që kanë mundësi të përballojnë çmimet e kripura dhe të atyre që kanë mundësi të shpenzojnë shifra të frikshme për një natë.
Resorti ofron akomodim me një pishinë të jashtme sezonale, një kopsht dhe një sallë pritjeje të përbashkët. Nuk mungon as restoranti, ballkone me pamje nga deti si dhe banjo private me dush gjithashtu. Për të kaluar një natë në një dhomë standarte, do t’ju duhet të paguani 183€. Nëse dëshironi diçka më të shtrenjtë, një vill “standart double” do t’ju kushtojë 549€.
Çmimet janë të drejtuara për ata që mund të paguajnë një pasuri për luksin dhe shërbimet e ofruara, ndërkohë që shumë shqiptarë nuk mund të përballojnë as një natë pushimi.
Kjo është prova më e mirë që demaskon figura si Muçi, të cilët ditën janë komunist, ndërsa në mbrëmje bëhen kapitalistë, ose më saktë, që jetojnë me zemrën majtas por portofolin djathtas.
Më poshtë janë disa nga fotot e resortit në fjalë:









