FLASH :

FOTOLAJM / PD shfaqet si ‘dashnore’ e SPAK, por fytyra e Bylykbashit flet shumë…

Oerd Bylykbashi doli sot në foltoren e Kuvendit për të lexuar raportin e PD lidhur me kërkesën për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Por përtej përmbajtjes së raportit të njëanshëm që paraqiti, vëmendjen nuk e morën aq shumë akuzat apo argumentet politike, sa vetë mënyra se si ai po lexohej. Që në momentet e para të fjalës, Bylykbashi u shfaq me një pamje që nuk kaloi pa u vënë re: fytyra e tij ishte e skuqur deri në nuanca lejla, ndërsa zëri në disa momente dukej sikur i merrej dhe ritmi i leximit nuk ishte aspak i qetë.Në vend që të dukej si një prezantim i sigurt i një raporti politik të opozitës, momenti krijonte më shumë përshtypjen e një leximi të vështirë, sikur vetë deputeti të mos ishte plotësisht rehat me atë që kishte përpara. Shpesh është përmbajtja ajo që duhet të dominojë në politikë, por ka momente kur gjuha e trupit dhe pamja flasin më fort se vetë fjalët. Dhe sot, për disa minuta në foltoren e Kuvendit, raporti i opozitës për Ballukun u shoqërua me një detaj që nuk mund të mos vihej re: një deputet i Berishës që dukej më shumë si siklet sesa siguri për atë që po prezantohej. Në fund mbetet një pyetje: Çfarë halli kishte sot Oerd Bylykbashi që u shfaq në këtë gjendje? I detyruar të bëjë rolin e ‘dashnorit’ të akuzave të SPAK pasi Berisha s’ka lënë të zezë pa ia thënë prokurorëve të posaçëm? Apo as ai vetë s’e besonte atë që po lexonte?!