Fotografia e fundit ku shfaqet e gjithë familja Beckham, përfshirë edhe Brooklyn-in dhe gruan e tij Nicola Peltz, tregon një moment të lumtur për Krishtlindje, para se marrëdhëniet të tensionoheshin deri në pikën që tani përshkruhen si “të parikuperueshme”.
Imazhi u postua ditën e Shën Stefanit vitin e kaluar dhe tregonte David, Victoria dhe katër fëmijët e tyre të buzëqeshur para pemës së Krishtlindjes, përfshirë edhe Nicola. Victoria e shoqëroi me mbishkrimin: “Të jemi së bashku për pushime më bën shumë të lumtur xxxx Ju dua të gjithëve shumë.”
Vetëm pesë muaj më pas, Brooklyn dhe Nicola nuk morën pjesë në asnjërën nga festimet për 50-vjetorin e David Beckham, ndonëse më herët kishin qenë bashkë në lançimin e salcës pikante të Brooklyn në Los Anxhelos dhe në javën e modës në Paris për koleksionin SS25 të Victorias.
Sipas The Mail, përçarja nisi kur Brooklyn dhe Nicola nuk u paraqitën në asnjërën nga festimet — as në Miami, as në Londër, as në Cotswolds — dhe u raportua se kërkesa e tyre për të festuar në mënyrë private ishte refuzuar, gjë që burimet e afërta me çiftin Beckham e mohojnë kategorikisht.
Burime pranë çiftit Beckham thanë për The Mirror se ata “kanë bërë gjithçka për të ndihmuar Nicolën”, duke përfshirë pjesëmarrjen e Victorias në premierën e filmit të saj Lola, edhe pse ishte me paterica.
Pse mungoi Brooklyn? Faji i Nicolës, apo thjesht tension familjar?
Sipas raportimeve, Brooklyn nuk mori pjesë as në udhëtimin e organizuar me vëllezërit dhe babain për të festuar ditëlindjen e Davidit në një udhëtim peshkimi, ndonëse ndodhej në Londër atë ditë. Ai thuhet se u ndje i parehatshëm për të shkuar, pasi besonte se Nicolës po i atribuohej faji për përçarjen.
Një tjetër detaj që ndezi debatin ishte lidhur me të dashurën e Romeos, Kim Turnbull. Disa burime pretenduan se Nicola kishte “problem” me të, duke refuzuar të merrte pjesë në evente ku Kim do ishte e pranishme. Madje disa thoshin se Nicola dhe miqtë e saj po përdorin Kim-in si justifikim për ta mbajtur Brooklyn-in larg familjes.
Por burime pranë familjes Beckham e quajnë këtë të pavërtetë dhe fyese për Romeon, i cili është “i tërbuar” nga ideja se ka futur në familje një ish-të dashur të vëllait. Cruz, vëllai më i vogël, madje komentoi në Instagram se “Brooklyn dhe Kim nuk kanë qenë kurrë çift”.
Një mik i familjes tha për The Mail:
“E vërteta është që kjo nuk ka të bëjë me Kim-in. Është gjithçka për Nicolën. Ajo vazhdimisht nxit debate para eventeve familjare, çka çon në mungesën e Brooklyn-it. Familja është e pikëlluar dhe thjesht do që djali i tyre të rikthehet pranë tyre.”



