FLASH :

FOTO | Vilat luksoze të yjeve të Only Fans

Manchester po shndërrohet në një “mini New York”, me rritjen e ndërtesave luksoze që strehojnë yje të OnlyFans dhe tregtarë të kriptos që fitojnë dhjetëra mijëra paund në muaj. Këto apartamente, me palestra, restorante dhe pamje panoramike, janë bërë qendra e një jete hedoniste.

Një nga banorët, “Finnboy”, dikur një punëtor magazinash, tani jeton në një apartament në katin e 22-të dhe fiton shuma të majme nga OnlyFans. “Ndonjëherë nuk dal nga shtëpia për ditë të tëra,” thotë ai.

Finnboy dhe e dashura e tij Angel Lily jetojnë në një prej gradacelave luksoze të Mançesterit.

19-vjeçari Harry Bourne fiton mbi 30,000 paund në muaj. “Manchester është kryeqyteti i influencierëve,” thotë ai. “Të gjithë njohin njëri-tjetrin dhe bashkëpunojnë për të fituar më shumë.”

Harry Bourne

Festat e cmendura dhe ana e errët

Jeta në këtë lluks nuk është gjithmonë aq e bukur sa duket. Banorët flasin për festa ekstreme të rënda, drogë dhe presionin për të ruajtur imazhin online. “Komuniteti mund të jetë toksik,” thotë Harry. “Disa thjesht shkojnë në festa dhe shkatërrojnë veten.”

Harry thotë që ai del nudo vetëm për një shumë të duhur parashë

Angel Lily, 21 vjeç, e përshkruan mënyrën e saj të jetesës si të lirë dhe pa kufizime. “Mund të zgjohem në mesditë dhe të bëj çfarë të dua. Por kjo për disa është liri, për të tjerë një kurth.

“Pjesa më e mirë e punës është që mund të zgjohesh në orën 12 dhe thjesht teke bar,” qesh Angel.

Ndërsa Manchester rritet si qendër e influencierave, shumë pyesin nëse kjo mënyrë jetese është ëndrra e premtuar apo një kurth.