Yanns, një këngëtar me famë botërore, ishte një ndër viktimat e bandës së “skifterëve” shqiptarë që është çmontuar nga policia franceze.
Ai është interpretuesi i këngës hit “Clic Clic Pan”, e lancuar në vitin 2021, që ka arritur 157 milionë shikime në YouTube. Vetëm 26 vjeç, ai ka arritur të krijojë bazën e tij të fansave, jo vetëm brenda, por edhe jashtë Francës. Ndonëse identiteti i tij ende nuk është zbuluar, kjo nuk e ka ndaluar atë të arrijë majat e suksesit, madje duket sikur kjo kureshtje mbi “kush është ai në të vërtetë” ka qenë një indikator për suksesin që po ndjek.
Edhe pse në fillimet e famës së tij, ai ka qenë një nga shënjestrat e vjedhjeve të bandës “skifterët”, ku i janë marrë nga banesa, në kohën kur ai nuk ndodhej, bizhuteri dhe aksesorë luksi, përfshirë orë të shtrenjta dhe koleksione ekskluzive të veshjeve të markave më të njohura.
Vetë Yanns, i shokuar nga ngjarja, ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur indinjatën për incidentin. “Është e pabesueshme sesi dikush mund të hyjë në shtëpinë tënde dhe të marrë gjithçka për të cilën ke punuar,” shkroi ai në një postim në Instagram.