FLASH :

FOTO/ Shqiptari nga Selaniku: Zarfi më erdhi bosh, pa fletën e votimit. Ja adresa ku është zhdukur vota

Një tjetër rast alarmant është denoncuar nga diaspora shqiptare në Greqi, ku një shtetas shqiptar nga Selaniku pretendon se i është mohuar e drejta për të votuar, pasi zarfi që i mbërriti nuk përmbante fletën e votimit.

Në një letër zyrtare të datës 25 prill 2025, ai identifikohet me emër dhe adresë, duke deklaruar:
“Zarfi në emrin tim nuk kishte fletën e votimit brenda. Pra, mua më është hequr e drejta e votës.”

Shqiptari kërkon që rasti të hetohet me përparësi dhe përgjegjësit të dalin para ligjit:
“Kërkoj që të gjenden personat përgjegjës dhe të dënohen sipas ligjeve në fuqi.”
Ai thekson gjithashtu që letra të lexohet në komisionin përkatës dhe më pas të dorëzohet pranë organeve ligjzbatuese, përfshirë prokurorinë.

Ky është një ndër disa raste të ngjashme që po raportohen nga emigrantët shqiptarë në Greqi, duke ngritur shqetësime serioze për rregullsinë dhe transparencën e procesit të votimit nga jashtë vendit.

Letra mban datën 25 prill 2025.