Jasir Asani nuk po kalon një moment të mirë në karrierën e tij futbollistike.
Mbrëmë ai nuk mori asnjë minutë nga trajneri Silvinjo në ndeshjen kundër Letonisë.
Sa i përket jetës personale duket se gjithçka shkon mirë më të dashurën e tij, Giota, që e shoqëron kudo.
Ajo ishte në stadiumin “Air Albania” për të mbështetur partnerin e saj, edhe pse anësori qëndroi në stol.
Pas përfundimit të sfidës, ajo ka vrapuar në fushë për të takuar Asanin.
Giota ka ndarë një foto në “InstaStory” duke u puthur në buzë me Asanin gjë që tregon edhe lidhjen e fortë mes tyre.
Më pas fotoja është shpërndarë edhe nga futbollisti i Kombëtares shqiptare.