FLASH :

Foto me Veliajn, Dulen dhe Dukën/ Ky është shënjestra e atenatit në Shkodër, i lidhur me politikën dhe krimin

Personi që shihni në fotot e mëposhtme është 43-vjeçari Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, i cili dyshohet se ishte shënjestra e atenatit të regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku humbën jetën dy persona, si dhe u plagosën dy të tjerë.

Më konkretisht, Erogen Vaso alias Brajoviç mbeti i plagosur, ndërsa iu vra truproja  31-vjeçari Liridon Kraja alias Liridon Lushi. Po ashtu u vra edhe shtetasi Armando Pali, punonjës i IMT-së Shkodër dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, ndërsa u plagos 25-vjeçarja Meri Kaceri, e cila dyshohet se punonte si kamariere në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Si autor i krimit u arrestua pas atenatit, 28-vjeçari Ragip Gila, me precedent të mëparshëm penalë, i konsideruar si anëtar i grupeve kriminale në Shkodër.

Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç rezulton i lidhur si me politikën, po ashtu edhe me krimin.

Ai është vëllai i të arresuarit Denis Brajoviç, i cili pak kohë më parë u deportua nga Dubai, pasi akuzohet nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër, ku sipas komunikimeve në “Sky Ecc”, krimi u krye me urdhët të grupit të Bajrave për llogari të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.