Pas denoncimit të fundit mbi problemet në Kadastra, lum akuzash të reja janë shfaqur nga qytetarët, të cilët ndajnë historitë e tyre me raste abuzimi, korrupsioni dhe padrejtësie. Dëshmitë e shumta tregojnë një skemë të mirëorganizuar ku të fuqishmit blejnë prona nëpër noterë të përzgjedhur, ndërsa qytetarët e thjeshtë përballen me zhvatje dhe padrejtësi.
Noterët e të fuqishmëve dhe Hipoteka e Korruptuar
Denoncimet më të forta vijnë nga Vlora, Shkodra dhe Saranda, ku qytetarët tregojnë se shitblerjet e pronave kryhen vetëm në noterët e zgjedhur nga “të fuqishmit”, ndërsa hipotekat nuk marrin asnjë masë kundër tyre. “Noterëve nuk po u rr*het fare, sepse nuk marrin asnjë penalitet nga Ministria e Drejtësisë”, shprehet një qytetar.
Qytetarët: ‘Pa Para, S’Mbaron Punë’
Shumë qytetarë theksojnë se pa dhënë ryshfet, nuk mund të marrin as dokumentet më bazike. “Po nuk dhe lek, nuk të përfil njeri”, pohon një qytetar i revoltuar. Disa të tjerë e përshkruajnë situatën si “një peshk që qelbet nga koka”, duke akuzuar administratën e hipotekës për një korrupsion të thellë dhe sistematik.
Manipulime dhe Dokumente Falsifikimi
Një dëshmi tronditëse vjen nga Hipoteka e Fierit, ku një qytetare ka hyrë për të kontrolluar një informacion ka zbuluar se rregjistrat janë të mbushur me vija të kuqe që çbëjnë vendime të mëparshme të pronësisë. “Po me laps mbivendosej një emër tjetër. Jam larguar e dëshpëruar, e dorëzuar para krimit”, tregon ajo.
Kadastra, Simboli i Njollës së Zezë në Administratë
Të tjerë qytetarë e përshkruajnë Kadastrën si një “humnerë të zezë”, ku askush nuk guxon të hetojë dhe të sjellë ndryshim. “ASHK (Hipoteka) është njolla më e zezë e administratës dhe zor se ndreqet”, shprehet një komentues.
Drejtësia e Munguar dhe Thirrjet për Ndërhyrje
Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut dhe institucioneve që të hetojnë këtë skandal. “Kadastra e Fierit nuk më jep certifikatën e tokës sepse ia ka dhënë hajdutëve. I kam të gjitha dokumentet e rregullta!”, denoncon një qytetar tjetër.
Këto denoncime tregojnë një sistem që ka humbur besimin e qytetarëve dhe që ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre. Pyetja që shtrohet tani është: a do të ketë ndonjë reagim nga institucionet, apo gjithçka do të mbetet në heshtje si gjithmonë?





