Një alarm urgjent është ngritur nga organizatat ndërkombëtare të ndihmës: vullnetarët në bordin e anijes “Madleen”, që po transportonte ndihma humanitare për Gazën, janë rrëmbyer nga forcat izraelite. Në mesin e aktivistëve ndodhet edhe Greta Thunberg, shtetase suedeze dhe simbol global i aktivizmit.
Aktivistët i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti ministrive të jashtme të vendeve europiane që të reagojnë menjëherë për të garantuar sigurinë dhe lirimin e tyre.
Ndërkohë, kritikat ndaj Izraelit po shtohen. Autoritetet izraelite akuzohen për veprim me imunitet të plotë, duke shpërfillur urdhrat e detyrueshëm të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për lejimin e ndihmës humanitare në Gaza, si dhe duke shkelur ligjet ndërkombëtare që mbrojnë lundrimin civil. Pavarësisht thirrjeve mbarëbotërore për t’i dhënë fund rrethimit dhe shkatërrimit masiv në Gaza, Izraeli vazhdon të veprojë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.







