Forcat e sigurisë egjiptiane kanë sulmuar deputetin turk Faruk Dinc gjatë shtypjes së protestës së aktivistëve pro-palestinezë që morën pjesë në Marshin Global për Gazën të premten. Dinc, i cili ishte bashkuar me marshin në përpjekje për të çarë bllokadën izraelite dhe për të dorëzuar ndihma humanitare, ka pësuar plagë në kokë pasi u godit me një objekt të fortë.
Egjipti po akuzohet se “po ndjek urdhrat e Izraelit”, pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, kishte kërkuar nga autoritetet egjiptiane të ndalonin aktivistët që synonin të çonin ndihma drejt Gazës. Dhjetëra aktivistë të huaj janë ndaluar nga autoritetet në aeroportin e Kajros dhe shumica e tyre janë dëbuar për shkak të përpjekjeve për t’u bashkuar me marshimin.